Finale e çmendur në duelin e parë gjysëmfinal të kupës së italise mes Juventus dhe Inter.

 

Dy gola të shënuar në 10 minutat e fundit dhe më pas një sherr masiv që kulmoi me tre kartona të kuq. Kjo është ajo cka rezervoi sfida derbi e Italisë në Torino qe u mbyll 1 me 1, ndërkohë që finalisti I këtij trofeu do të vendoset në 26 prill në San Siro.

 

Fillimi I ndeshjes e pa ekipin bardhezi ti shkojë shumë afër golit por gjuatja e Di Marias  gjeti devijimin fantastik të Handanovic.

 

Përgjigja më e mirë e Interit, erdhi pas më shumë se 30 minutash, kur në konkretizimin e një aksioni të luajtur nga e djathta, ishte Brozovic që nuk arriti të mposhte dot portierin Perin.

 

Në fund të pjesës së parë dy kërcënimeve në seicilen porte nga Vlohovic dhe Dambrosio të cilat nuk e ndryshuan rezultatin.

 

Edhe në startin e të dytës ishte sulmuesi serbi që goditi mbi kuadrat me kokë. Zikaltrit duke shfruytëzuan saktësinë më te madhe në mbajtjen e topit krijuan një tjeter shans të artë me Mkitarian, por rezultati nuk ndryshoi.

 

As në minutën e78 madje kur Milik humbi një shans flagrant. E megjithatë në të 83 juventus ia del të mposhte handanovicin, pas një finalizimi të bukur të kolumbianit Kuadrado.

 

U duk një ndeshje e destinuar për tu mbyllur me avantazhin e torinezeve, por në frymen e fundit Bremer ndoshta në topin e fundit të hedhur në zonë nga Inter, e preku me dore dhe nga pika e bardhe e penalltise barazoi Lukaku.

 

Belgu ishte zanafilla e tensionit të madh në fundin e takimit pasi festimi I tij kundër frymes fair-play bëri që gjyqtari ta nxirrte jashtë.

 

E po ashtu me të kuq u ndeshkuan edhe Handanovic dhe Kuadrado pas sherrit masiv që përfshiu ekipet fill pas vërshellimes së gjyqtarit. Ndeshje e kthimit në Milano pas 3 javësh me siguri do të jetë një beteje e vërtetë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *