Sot grupi i demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, të cilët kanë edhe logon e partisë demokratike, pritet të marrin vendimin final për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Në këto momente alibeaj ka mbledhur kryetarët e degëve të pPD në orën 15.00 do të mbledhë 14 kandidatët që janë shpallur  deri tani për zgjedhjet lokale dhe në orën 18.00  do të mblidhet kryesia e cila do të vendosë nëse do të garojnë vetëm për këshilla bashkiake apo edhe për 61 kryetarët e bashkive.

 

Brenda këtij grupimi janë dy linja. Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kërkojnë që me logon e PD të garojnë për kryetare bashkie dhe këshilla bashkiake.

 

Ndërsa Gazment Bardhi i mbështetur nga shumica e deputetëve kërkon që të garojnë vetëm për këshillat bashkiake.

 

Bardhi dhe mbështetësit e tij mendojnë se pd nuk duhet të garojë me dy kandidatët në 14 maj, dhe të gjithë duhet të mbështesin kandidatët e primareve, pasi beteja kryesore e tyre është kundër edi ramës. Ka dhe një grup të tretë, i cili mendon se duhet të garojnë në 8 bashki, aty ku pd ka kandidatë që mund të bëjnë garë të fortë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *