Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka komentuar incidentin e para disa ditëve në zyrat e Frymës së Re Demokratike, ku u shfaq duke u konfrontuar me efektivët e policisë.

Në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit deklaroi se shkresa e dërguar në selinë e FRD-së nuk ishte legjitime, teksa theksoi se Presidenti po provokohet në ushtrimin e detyrave të tij kushtetuese.

Ai sqaroi se FRD nuk i ka marrë me forcë, as nuk i ka zaptuar ambientet, por ndodhet në po të njëjtat zyra që prej vitit 2016, pas një marrëveshjeje me Bashkinë Tiranë.

“Situata e dhunshme që ndodhi në Selinë e Frymës së Re Demokratike dhe sulmi ndaj kësaj force politike vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me partitë opozitare është një tjetër tregues i sjelljes së paligjshme të mazhorancës për të minuar pluralizmin politik në vend. Ky sulm bie ndesh me të gjitha parimet e shtetit të së drejtës. Të gjitha sulmet janë kryer në kundërshtim të hapur me ligjin. E gjithë veprimtaria e kryetarit të bashkisë është në shkelje të hapur të të gjitha parimeve mbi të cilat funksionon administrata.  Në ambientet e FRD-së ishte ngjitur diku në korridoret e saj një letër pa origjinë, pa nënshkrim, me vulë titullari, e datës 3 mars me qëllim që ta bënin këtë të dukej si akt zyrtar për të justifikuar dhunën dhe terrorizimin e kësaj force politike. Kjo letër përveçse nuk plotëson kriteret minimale të një akti administrativ por nuk citonte asnjë bazë ligjore. FRD i shkëputen energjinë elektrike ndërkohë që kryetari dhe disa drejtues të saj ishin në ambientet brenda. Ky ishte momenti kur kryetari i FRD-së më njoftoi. Pas kam mbërritur te hyrja kryesore e godinës dera ka qenë e mbyllur nga policët bashkiakë me uniformë apo pa uniformë sikur të ishte skenë krimi. Është hapur dera dhe është lënë të futej vetëm Presidenti i Republikës dhe janë penguar me dhunë dhe forcë stafi i Presidentit dhe disa drejtues të FRD-së. Ky është momenti kur unë kam reaguar”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *