E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 6 minuta më parë
Bota

Përplasja Rusi-Ukrainë, Trump paralajmëron anulimin e takimit me Putin

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se mund të anulojë takimin me presidentin rus Vladimir Putin pas përplasjes detare midis Rusisë dhe Ukrainës.

 

Sipas BBC, Trump tha për Washington Post se ai ishte duke pritur për një “raport të plotë” pas incidentit ku anijet ruse gjuajtën dhe sekuestruan tre anije ukrainase të dielën.

 

Reklamë

Të dy udhëheqësit do të takohen në periferi të samitit të G20 në Buenos Aires këtë javë.

 

Ndërkohë, SHBA i ka kërkuar shteteve evropiane të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën.

 

Zëdhënësja e departamentit të shtetit Heather Nauert tha se Washingtoni donte të shihte zbatim më të ashpër të sanksioneve kundër Rusisë./BBC

Vazhdo të lexosh

Reklamë