Subscribe

Ndërsa pritet që Beogradi të reflektojë e t’i japë fund fushatës kunder njohjeve te pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama mbron Albin Kurtin pas vendimit per te hequr pjeserisht taksen ndaj mallrave serbe, ndersa sulmon paraardhesin e tij Ramush Haradinaj. Ne nje postim ne twitter, Rama shkruan se Haradinaj ka nisur baltosjen e Albin Kurtit duke e quajtur pa te drejte sherbetor te Serbise.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.”

 

Por nuk ka vonuar pergjigja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, po në rrjetet sociale. Ai e quan Ramen mbeshtetes te Serbise e Rusise duke e akuzuar  se ka punuar per planet që do t’i fuqizonin dy vendet në rajon.

 

 

RAMUSH HARADINAJ

 

ISH-KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.”

 

Ndërkohë, shefi i i sekretariatit për media në lëvizjen Vetëvendosje, Arbër Zaimi, në një postim në rrjetin social facebook deklaroi se qeveria e re e Kosovës pret sjellje vëllazërore nga cdo kryeministër i Shqipërisë dhe se armiqësia me opozitën nuk është rruga e duhur.

 

ARBER ZAIMI

 

SHEFI I SEKRETARIATIT PER MEDIA, LVV

 

“Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi. Kemi qenë vetë opozitë e demonizuar padrejtësisht dhe e shtypur, dhe pjesë e ndryshimit që kemi dëshiruar është edhe sinqeriteti e hapja për bashkëpunim me opozitën, jo armiqësimi me të. Çfarë do të na ishte dashur e çfarë presim, jo nga personi, por nga çdo kryeministër i Shqipërisë, është bashkimi i qëndrimeve dhe strategjisë së Shqipërisë me Kosovën, sa i përket politikës ndërkombëtare. Nuk na duhet mbrojtje prej opozitës, na duhet qëndrim i përbashket ndaj vendeve e projekteve armiqësore ndaj shtetësisë së Kosovës.”

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nga data 15 mars do të hiqen pjesërisht tarifat ndaj lëndëve të para që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *