Subscribe

IKMT ka nisur prishjen e banesave në Astir që preken nga projekti I ndërtimit të Unazës së Re.

 

Prishja ka nisur me përplasje të shumta mes banorëve dhe policisë gjë që ka shkaktuar dhe kaos në trafik. Të gjithë ata qytetarë që duhet të lëviznin mëngjesin e kësaj të marte tek Unaza e Madhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Ish-Dogana e kanë pasur praktikisht kilometrike.

 

Përplasja mes policise dhe banoreve ta Astirit e ka dhënë efektin e vet tek lëvizja e mjeteve. Njeri krah i unazes, ai nga Shkolla Teknologjike apo edhe me lart deri tek Komuna e Parisit e deri tek Ish Dogana ka qënë i paralizuar.

 

Të gjithë ata që duhet të lëviznin drejt Durrësit, autostradës, jugut të vendit apo edhe ne disa zona të Tiranës si Kashar, Laprakë etj praktikisht e kanë pasur të pamundur duke kaluar nga ky aks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *