Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 April 2026
Vizion fokus

“Të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin”, Presidenti Begaj...

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta festojmë pa...

Vrau 48-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: Më goditi me...

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, moment kyç për historinë...

“Ekonomia rritet”, Rama: Investimet e huaja po e pozicionojnë...

“Indeksim i pagave çdo dy vite”, Rama: Vëmendje e...

Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Fokusi te historitë...

Bisedimet SHBA-Iran pa rezultat, Vance: Ne e bëmë të...

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë: U përhaptë kudo dritë e...

Rama uron besimtarët ortodoksë: Gëzuar Pashkën!

Përplasja për “Diasporën”, Kume: Duhet konsensus politik që të votojnë dhe ata zgjedhës që nuk kanë mjet identifikimi shqiptar

23 Janar 20:37

Vota e diasporës mbetet ende “çështje e nxehtë” në Shqipëri, pasi palët politike ende nuk kanë gjetur dakordësinë nëse duhet të votojnë edhe ata zgjedhës të cilët nuk kanë karta identiteti të lëshuara nga Republika e Shqipërisë.

Eksperti për Çështjet Zgjedhore, Andon Kume, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, është shprehur se mjafton dëshira e forcave politike që edhe ata qytetarë shqiptarë që nuk kanë mjete identifikimi të lëshuara nga Republika e Shqipërisë por kanë emrin në listën e zgjedhësve të mund të votojnë.

Pjesë nga biseda:

Zili: Si e shikoni kërkesën e opozitës që në 11 maj të votojnë edhe ata emigrantë që nuk kanë karta identiteti ose që i kanë të skaduara?

Kume: Në gjykimin tim është një kërkesë që ka baza drejtësie dhe është një e drejtë që ju lejohet shetasve të tjerë në vende të ndryshme. Kam parasysh që edhe Kosova e ka të mundur votimin edhe për ata shtetas që nuk kanë karta identifikim të lëshuara nga Republika e Kosovës. Dokumenti i identifikikmit në këtë proces përdoret vetëm për të lidhur individin me listën e zgjedhësve. Është një mjet identifikues që i shërben KQZ-së dhe gjendjes Civile në Shqipëri për të bërë të mundur se ku do të shkojë vota e këtij individi. Pra në cilin rajon kjo votë do të numërohet. Nga ana tjetër ka mendime të kundërta që thonë që shqiptarët nuk kanë mjete idintifiki shqiptare të vlefshme nuk kanë të drejtën e votës pasi shumica e tyre e kanë humbur interesin për të qenë pjestarë aktivë për vendin tonë. Këto janë absolutisht vendimi politike. E gjitha çka po ndodh mes partive politike dhe mosdakordësia rrezikon votën e diasporës. Tani jemi në momentin që të dyja palët janë vënë në lëvizje nga Celibashi, për të ndryshuar afatin e dorëzimit të listave të kandidatëve.

Zili: A rrezikon të komplikohet procesit nëse pranohet votimi edhe me dokumente të vendeve ku jetojnë emigrantët?

Kume: Unë nuk gjykoj se e komplikon procesin për aq kohë sa dokumenti ka emër, mbiemër, ka fotografi dhe emri i tij rezulton në listën zgjedhore të Republikës së Shqipërisë.

Zili: PS kërkon të afrojë afatin e regjistrimit të kandidatëve, si e lehtëson kjo votën e diasporës?

Kume: Nuk është PS që këkron të afrohet afati i dorëzimit të listave, është kërkesë e Celibashit. Unë di që edhe PD ka rënë dakord për këtë pjesë. Kjo bëhet që të jetë e mundur të printohen sa më shpejt fletët e votimit që do ti dërgohen diasporës. Blloku i parë i fletëve të votimit që do të printohet do të dërtgohet jashtë shtetit ëpr të bërë të mundur votën e emigrantëve. Kjo kërkesë vjen pasi Celibashi ka marrë informacion nga postat ndëkrombëtare për afatet kohore që ju duhen për të dërguar dhe për të sjellë postën. Afatet nuk mund të realizohen nëse nuk kemi një afrim të afatit të dorëzimit të listave dhe printimit të fletëve të votimit.

Zili: A kemi kohë për ti bërë gjithë këto ndryshime?

Kume: Palët duhet të dakordësohen deri në 15 ditëshin e parë të Shkurtit. Më vonë se 15 ditëshi i parë kthehet në problem për KQZ-në. Ka një dakordësi për afatin, problematikë mbetet votimi me karta identiteti të skaduara, dhe karta të identiteti jo të lëshuara nga Shqipëria. Ka një dakordësi për të votuar edhe me karta të skaduara, është një procedurë që është bërë edhe në zgjedhje të tjera, mund ta bëjë edhe në këto zgjedhje. Ngërçi është te votuesit me mjhete të lëshuara jo nga Republika e Shqipërisë.

 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Diaspora Kume Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin”, Presidenti Begaj nga Korça: Pashkë të bekuara

më shumë...

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe që na ka rënë hise

më shumë...

Pronari i vë flakën banesës dhe largohet, shkrumbohet apartamenti në Lushnjë

më shumë...

Ortodoksët festojnë Pashkën, Kryepiskopi Joan Pelushi: Të bëhemi paqebërës në botën që po shkatërrohet nga urrejtja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:17

Kujdes gjatë shëtitjeve me qenin, veterinerët: Pronari...

1:31

“Të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin”,...

1:11

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta...

12:53

Pronari i vë flakën banesës dhe largohet,...

12:47

Ortodoksët festojnë Pashkën, Kryepiskopi Joan Pelushi: Të...

11:27

Vrau 48-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: Më...

10:56

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, moment kyç...

10:30

“Shije e hidhur”/ Zbulohet në Durrës baza...

10:11

“Ekonomia rritet”, Rama: Investimet e huaja po...

10:03

“Indeksim i pagave çdo dy vite”, Rama:...

9:57

Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Fokusi...

9:43

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet...

9:26

Bisedimet SHBA-Iran pa rezultat, Vance: Ne e...

9:13

“Mos hezitoni të shprehni mendimet tuaja”, parashikimi...

9:04

Të fshehura në mbajtësen e kufjeve, sekuestrohen...

8:49

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë: U përhaptë kudo...

8:26

Rama uron besimtarët ortodoksë: Gëzuar Pashkën!

8:02

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën

10:34

Bisedimet SHBA-Iran “ngecin” në Ngushticën e Hormuzit,...

10:14

Zbuloni disa nga ushqimet që nuk duhet...

Më të klikuarat

  • Gomarit hipur mbrapsht, hyrja më e re dhe më e veçantë në Fe...
  • Avionët pakistanezë vendosen në Arabinë Saudite
  • Aksidenti aksit Berat–Poliçan, makina bie nga lartësia, plag...
  • Nga Amerika në Shqipëri për Ferma Vip, Ermiona Lekbello: Ja...
  • “Opinioniste për herë të parë në jetë”, Çiljeta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.