Grupet që përfitojnë nga paketa sociale e rezistencës, për të përballuar krizën në vend, janë pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuara, dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike.

 

Për Arben Shkodrën, nga Shoqata e Prodhuesve, vëmendja te pensionistët duhet të ishte më e madhe, dhe jo vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

 

“Vëmendja e qeverisë së majtë duhet të jetë te të gjitha grupet vulnerabël. Pse 3 mijë lekë? Ke pensionistë që ka fëmijë të papunë, fëmijë studentë, vëmendja është shumë e cunguar, mund të ishte edhe 5 mijë. 5 mijë i keni dhënë për gjelin e detit, për qef, pse nuk i jepni për hall”, u shpreh Shkodra në emisionin “Quo Vadis”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *