E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasja në spital/ Spahia: Qëlluat qytëtarë, reagon Lleshaj: Je i pafytyrë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar mbrëmjen e të dielës në Spitalin e Traumës efektivët e plagosur gjatë protestës.

 

Reklamë

Por gjatë deklaratës për media të ministrit Lleshaj është regjistruar një rast I paprecedentë.

 

Reklamë

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia I cili po ashtu ishte në Spital, ka ndërhyrë disa herë duke hedhur akuza gjatë kohës që ministri fliste.

 

Debati i Plotë:

DEBATI NË KORRIDORIN E SPITALIT

Bardh Spahia: Vjen në spital me një tabor…

Sandër Lleshaj: Me çfarë statusi jeni ju këtu?

Bardh Spahia: Jemi me statusin e përfaqësuesve të opozitës, të vërtetës jo të atyre që keni bërë ju…

Sandër Lleshaj: Se kuptoj se çfarë statusi keni ju

Bardh Spahia: Kur u bane ti ministër, imagjino çfarë statusi duhet…me mua flet ti ashtu? Të shkon mendja? Mbaj përgjegjësi aty për dëmtimet e policëve dhe qytetarëve

Lleshaj largohet

Gazment Bardhi: Të përcjellin avokatët e tu… e keni të afërt fundin. Çfarë është kjo, edhe serbët nuk sillen kështu, shikoni çfarë i keni bërë qytetarëve, shko vizitoji, shko vizitoji…

Lleshaj kthehet sërish: Kush iu ka bërë qytetarëve?! Unë iu jap dorën edhe qytetarëve edhe policëve mor i pafytyrë!

DEBATI NE DEREN E NJE PREJ DHOMAVE KU JANE SHTRUAR POLICET

Bardh Spahia: Për fajin tuaj policët bëhen ashtu. S’të vjen turp i nxjerr pa mbrojte dhe tani bën sikur prekesh

Sandër Lleshaj: Hajde ndihmoji…

Bardh Spahia: S’të vjen turp, duhet të dalin të mbrojtur këto para turmave, vjen tani e bën shoë këtu. Shko shifi plagët e njerëzve e ke mbushur spitalin em policië

DEBATI PASI DEL LLESHAJ NGA SPITALI

Bardh Spahia: Ministri ka mbushur spitalin me civila dhe largon me forcë mjekët, ish-deputetë të opozitës. Ky është pushteti sot, ditët i kanë të numëruara

Lleshaj flet për mediat ndërkohë që bardhi akuzon pas shpinës së tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë