Mediat helenase e përshkruajnë si kriminale të shkuarën e të riut shqiptar, i cili u vu në pranga pas të shtënave me armë zjarri në Kretë, ku u plagosën tre persona.

33-vjeçari shqiptar rezulton i akuzuar nga autoritet greke për vrasje të mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë në vitin 2015. Problemet e tij me drejtësinë e shtetit fqinj kanë nisur që në vitin 2008, ku ai është akuzuar për trafikim emigrantësh. Po ashtu, ai është akuzuar edhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh në vitin 2012 si dhe në vitin 2019.

Pas arrestimit, ai është shprehur para hetuesve se nuk priste që ngjarja të merrtë këtë rrjedhë, teksa thekson se ai vetëm ka goditur me shuplakë.

“Ka pasur një zënkë dhe unë e godita me shuplakë. Nuk prisja që ai të qëllonte”, deklaroi ai.

Tre të plagosurit, 33, 28 dhe 24 vjeç raportohet se ishin mbledhur në një festë beqarie, teksa më pas janë konfliktuar me shqiptarët.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe gjendja e dy prej tyre cilësohet si e rëndë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *