Gjykata e Lezhës ka dhënë masën “arrest me burg” për kreun e njësië administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe për autorin, Altin Marku, 41 vjeç.

 

Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit e sipërpërmendur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Besnik Simoni, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Nga ana tjetër, Marku u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur për disa orë, deri sa u lokalizua dhe u arrestua nga shërbimet e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.