E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përplasja me armë tek policia bashkiake në Tiranë, pranga pronarit të lokalit

Ky është Laert Hita 35 vjeçari nga Tepelena, pronari i bar “Chicago”, i plagosur të hënën në mbrëmje në rrugën “Shefqet Musaraj në Tiranë.

 

Reklamë

Hita mori plage pas goditjen me grushte dhe mjete te forta nga 50- vjeçarin Ardian Pashaj, i cili tashmë është në kërkim. Mes palëve pas konfrontimit fizik pati edhe të shtëna me armë që sipas policisë kanë qenë në ajër. Hita u arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes së ndodhur jo në lokali dhe ndaj tij tashmë është ngritur akuza e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit si dhe të kanosjes me njëri- tjetrin.

 

Ende nuk dihen motivet e konfliktit mes tyre, por burimet e policisë thanë se debati ka nisur në ambientet e lokalit per tu khyenë konfrontim fizik, ku palët kanë shkëmbyer grushte duke mbetur të gjakosur.

 

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por të dy personat ishin larguar. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, policia zbardhi konfliktin mes tyre duke arrestuar Hitën dhe duke shpallur në kërkim personin tjetër.

Më shumë video

Reklamë