E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasja me armë në Shkodër, mbërrijnë në Gjykatë 4 të rinjtë e arrestuar

Katër të arrestuarit për përplasjen me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë. Të rinjtë akuzohen për veprat penale: “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Personat e arrestuar identifikohen si Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini.

 

Reklamë

Si rezultat i shkëmbimit të zjarrit, ngjarje e ndodhur më 5 shkurt, mbeti e lënduar edhe një kalimtare, 35 vjeçe.

 

Motivi i përplasjes është një konflikt i hershëm mes të rinjve. Ata dëshmuan përpara oficerit të policisë gjyqësore se konflikti ka nisur në Gjermani dhe është shtrirë më pas në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë