Policia e Kurbinit identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras, ku mbetën të plagosur Gentian Diva dhe Alban Skonja.

 

Efektivët arrestuan njërin nga autorët, shtetasin Andi Diva, ndërsa u shpallën në kërkim kushërinjtë Kastriot dhe Armando Lleshaj.

 

Sipas policisë, rreth orës 01:45 të mëngjesit, në Mamurras pas një konflikti shtetasit Andi Diva dhe Kastriot Lleshaj, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit: Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

 

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.

 

Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Andi Diva.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Kastriot Lleshaj, 50 vjeç, banues në Mamurras.

 

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit Andi Diva, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *