Një 29-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Lezhë pas nje konflikti ku u pershine dy grupe te rinjsh nga fshati Gjader.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mabë, ndërsa mbeti i plagosur Odise Simoni, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit. 

I riu u qëllua me pistoletë nga bashkëfshatari i tij, Daniel Rama teksa ishte ulur në një lokal përgjatë aksit Lezhë-Shkodër.  

Shkak dyshohet të ketë qënë një konflikt i hershëm mes dy të rinjve me natyre familjare.

Ndërkohë policia, ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë bizneseve rreth zonës dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *