Subscribe

Nisin të zbulohen të tjera detajë në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Kinostudios në Tiranë.

 

Dy grupe të rinjsh, disa prej të cilëve me precedente penale kanë nisur të konflikohen me njeri tjetrin në rrugën “ Aleksander Moisiu” në një lokal bastes sportive, por më pas sherri ka vijuar edhe jashtë ambjenteve të këtij lokali ku nuk ka munguar as përdorimi I armeve nga të dyja grupet.

 

Për pasojë janë plagosur shtetasit Juxhin Mumajesi, 24 vjeç, Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

 

Shtetasi Ibrahim Durollari është në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe vijon të mbahet nën monitorim në spitalin e Traumës pasi iu nënshtrua edhe një operacioni.

 

Ngjarja terrorizoi banorët e zonës ndërsa ka dyshime se përplasja mes grupeve mund të mos kete qënë rastësore por ka nisur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

 

Policia bëri të ditur se po punon për kapjen e autoreve të kësaj ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *