Ministri Xhafa u pyet për ngjarjet kriminale dhe në mënyrë të vecante vrasjen e fundit në ish bllok gjatë ministerialit për cështjen e brendshme që po mbahet në Tiranë. Xhafaj u pyet nëse Policia e Shtetit ka apo jo një plan aksionesh në luftën kundër krimit?

 

 

“ Qeveria Shqiptare siç është e njohur ka miratuar në nëntor të vitit të kaluar, një plan veprimi në luftën kundër krimit të organizuar në mbështetje edhe të një operacioni të gjerë, të fokusuar pikërisht në goditjen dhe ndëshkimin penal të grupeve kriminale dhe në hetimin e aseteve pasurore të tyre të quajtur Operacioni “Forca e Ligjit” i strukturuar dhe i organizuar përmes disa Task Forcave speciale në nivel qendror dhe rajonal që janë të fokusuar pikërisht në skanimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë apo që janë në ndërveprim me grupe të tjera kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

Është fakt i njohur që gati rreth 10 – 11 muaj të zhvillimit të këtij operacioni janë bërë rreth 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete, janë mbi 130 të arrestuar si edhe janë rreth 17-18 milionë euro të sekuestruara vetëm me këto grupe kriminale. Natyrisht ky është një proces që vazhdon.

 

Lufta kundër krimit dhe krimit të organizuar nuk është çështje ditësh, nuk është çështje javësh, muajsh, por meqenëse jemi këtu sot në konferencë po e përsëris dhe ritheksoj faktin që ne jemi fort të impenjuar, fort të angazhuar në këtë proces edhe brenda vendit edhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare dhe dëshiroj t’iu them që në javët në vijim ju do të shihni disa goditje grupesh kriminale në përfundim të hetimeve të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë apo në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Por ne jemi ministra, drejtojmë në nivelin strategjik, në nivelin politik, institucional, por çështjet operacionale i përkasin agjencive ligjzbatuese dhe në rastin konkret Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *