E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasja me armë mes dy grupeve në Shkodër, arresohet i dyshuari i katërt

Shkon në katër numri i të arrestuarve për ngjarjen e rëndë në pedonalen e Shkodrës dy ditë më parë.

 

Në pranga ka përfunduar 27-vjeçari me iniciale L.L, banues në lagjen Tepe, Shkodër.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet rezultoi që me ndërmjetësinë e këtij shtetasi, 3 personat e arrestuar një dita pas krimit, kanë shkëmbyer zjarr më armë në pedonalen e Shkodrës me Mirsad Metën, 26 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

 

Tre të dyshuarit e tjerë që u arrestuan më 6 shkurt identifikohen si: Ardjan Rexha 31 vjec nga Durresi, Riad Xheladini 21 vjec shqiptar nga Shkupi Maqedonia e Veriut si dhe shtetasi me iniciale Ension Buraku 28 vjec nga Durresi.

 

Si rezultat i shkembimit të zjarrit mbeti e lënduar edhe një 35-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë