Subscribe

Qe nga “veprim bizantin” e deri ne “akt i fundit” i përplasjes Adriatik Llalla – Donald Lu, është cilësuar nga analistet letra qe ish-kryeprokurori i kishte drejtuar Kongresit Amerikan ku akuzonte ambasadorin Lu, se kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

 

Agron Gjekmarkaj: Letra e tij është një akt bizantin, që synon që për interesat e tij personale të fus në përplasje politikanët shqiptarë më ambasadën amerikane dhe konkretisht ambasadorin Lu. Ai ka tentuar te fitoi simpatinë e politikaneve të caktuar shqiptarë, duke manipuluar mendoj, që ai po i mbron ata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Është e pamundur të mbrosh një politikan dhe një vend nga SHBA, nëse je në shënjestrën e tyre

 

Skender Minxhozi: Besoj se është akti i fundit i konfliktit mes zotit Llalla dhe zotit Lu. Ju kujtoj qe është një konflikt që daton që nga kohët kur zoti Llalla ishte kryeprokuror i plotfuqishëm dhe zoti Lu ishte sërish ambasador, kur Llalla pretendoi se ambasadori amerikan kishte hyrë mik, kishte bërë një lobim për të mos penalizuar një biznes të madh. Mendoj që kjo ka qenë një shkëndijë e një zjarri që ka kohë që përgatitet mes të dy palëve.

 

Por publikimi i kësaj letre u be ne te njëjtën dite kur Freedom House publikoi raportin per Shqipërinë, ne te cilen nuk kurseheshin kritikat dhe akuzat per Presidentin.

 

Agron Gjekmarkaj: Letra është publikuar që në maj dhe tregon që s’ka asgjë sekret në këtë rast për SHBA. Letra është mistifikuar dje, menjëherë pas raportit të Freedom House, është tentuar për të shtuar një element më tepër në misticizmin e analizës shqiptare dhe ambientit politik të Shqipërisë.

 

Skender Minxhozi: Është një rrethanë që bënë përshtypje, që në momentin që del raporti dhe që reagon presidenca, del papritmas dhe një letër ku  përpiqet të krijohet një fabul sikur ndaj Ilir Metës ka një komplot të hershëm dhe dëshmitari i këtij komploti është ish-kryeprokurori. Nëse do ishte e vërtetuar kjo lloj skeme, do të ishte për të ardhur keq, sepse unë nuk besoj që SHBA mund të investohen personalisht për të futur ose nxjerr nga burgu politikanë shqiptarë. Nëse do të ishte kështu, ne si shtet, e them jo si batutë, do kishim shpëtuar prej kohësh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *