Subscribe

Në kallëzimin 15 faqesh, ish-prokurori i Elbasanit Dritan Gina shprehet se gjithçka nisi me presionin ndaj bashkëshortes së tij Rovena Gashi. Mjaftoi deponimi i saj në Gjykatën Administrative që një ditë më pas ai të shkarkohej nga posti.

 

Në arsyetimin ligjor të Ginës, Arta Marku funksionon me kompetenca kalimtare dhe si e tille, ajo nuk mund te nxjerre dhe te nënshkruaje akte  administrative ne cilësinë e Prokurores se Përgjithshme te Republikës.

 

Gina shprehet se aktet e saj vijnë nga një organ i paidentifikuar dhe si rrjedhoje nuk kanë fuqi ligjore.

 

Njësoj si bashkëshortja e tij, Gina ka parashtruar në kallëzim dhe mosarsyetimin e shkarkimit, ndërsa shprehet se ai ishte caktuar në krye të organit të akuzës në Elbasan pa një afat të caktuar.

 

Përplasja bëhet për nenin 160 të dispozitave kalimtare të ligjit për statusin e prokurove e gjyqtarëve.

 

Sipas ligjit deri në krijimin e këshillave, kryeprokurorja cakton në pozicione të ndryshme magjistratët.

 

 Ne kuadër te kompetencave te përkohshme dhe kalimtare, deri ne krijimin e Këshillit te Larte te Prokurorisë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka te drejte per te caktuar ne pozicione te përkohshme magjistratët, me qellim per te mundësuar ushtrimin e detyrave dhe funksionimin e Institucioneve te Drejtësisë.

 

Por për Ginën ky nen gjen zbatim, atëherë kur ka mbingarkese ne punën e prokuroreve.

 

Kjo kompetence kalimtare qe ligji, ne mënyre te përkohshme ia ka dhene Prokurores se Përgjithshme te Përkohshme, ne rastin e prokuroreve te juridiksionit te përgjithshëm, gjen zbatim ne situatat kur, per nevoja te  ngarkesës ne pune dhe pamjaftueshmërisë se Prokurorëve te emëruar, pjese perberese e organikes se nje Prokurorie te caktuar, nevojitet shtimi i numrit te prokuroreve ne kete Prokurori, gje e cila realizohet nëpërmjet caktimit ne mënyre te përkohshme te nje ose me shume Prokuroreve nga Prokuroritë e Rretheve te tjera, per te kryer, ne menyre te përkohshme, detyren e prokurorit ne kete prokurori.

 

Por ndryshe mendon Prokuroria e Përgjithshme në leximin e ligjit. Burime pranë saj thanë për Vizion Plus se krahas nenit 160, aplikohet dhe neni 167 i dispozitave kalimtare në pikën 2 të të cilit thuhet.

 

 Magjistrati i komanduar me vendim të institucioneve të tjera, sipas parashikimeve të ligjit të mëparshëm, afati i komandimit të të cilit mbaron para krijimit të Këshillave, kthehet në vendin e mëparshëm të punës.

 

Deri më tani çifti i bashkëshortëve Gina-Gashi janë të vetmit që kanë kallëzuar kryeprokuroren e përkohshme dhe kërkojnë prej saj rikthim në detyre, por dhe dëm pasuror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *