Dëshmi të tjera vijnë nga përjetimet e ndryshme të tragjedisë së rëndë në Greqi. Gazetarja greke Alexia Kalaitzi, ka treguar rrëfimet e pasagjerëve të përfshirë në përplasjen e dy trenave pranë qytetit të Larisës.

 

Ajo tregon se si një 20-vjeçar ka parë trenin të përplas dhe ‘arratisjen’ e tij për të shpëtuar jetën.

 

 “Ne folëm me shumë të rinj që ishin në tronditje të plotë. Një djalë, rreth 20-vjeç, tha se mendonte se mund të vdiste, pasi dëgjoi një zhurmë dhe më pas ndjeu se i gjithë vagoni i trenit po shkonte anash, gjithçka u shemb. Ai duhej të arratisej nga një vrimë”, tregoi gazetarja greke për BBC.

 

Të tjerë pasagjerë kanë përdorur valixhet për të thyer xhamat e trenit të aksidentuar në mënyrë që të mund t’i shpëtonin tragjedisë.

 

“Ata panë dy vagonët e parë në zjarre tym, ndërsa njerëzit ishin në panik dhe kishte ulërima”, shton ajo.

Gazetarja greke tregon se shumica e njerëzve me të cilët foli ishin studentë që ktheheshin nga pushimet.

“Pjesa më e keqe ishin prindërit që prisnin atje në stacionin e trenit në Selanik për fëmijët e tyre dhe nuk mund t’i gjenin,” shtoi ajo.

Deri në këto momente nga aksidenti tragjik janë 36 shënuar viktima dhe dhjetra të plagosur. Të mbijetuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shteti grek ka shpallur tre ditë zi kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *