Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është e mbyllur njëherë e përgjithmonë. Sipas kreut të qeverisë është një çështje e vdekur.

 

Ramush Haradinaj: Ju shpreh ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shpreh të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e quajti joserioz dhe të papërgjegjshëm kryeministrin Haradinaj, duke i kërkuar të ketë një qasje shumë më të mençur.

 

Hashim Thaçi: Një kryeministër serioz nuk flet për luftëra dhe tragjedi, por kujdeset për reforma. Ka dështuar ta bëjë në javët dhe muajt e fundit. Nuk jam i shqetësuar për deklaratat populiste. Unë jam duke udhëhequr negociatat dhe jo kryeministri. I kërkoj një qasje shumë më të mençur. Kryeministri mundet dhe ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat për dialogun. Dialogu nuk ka vdekur, është në një fazë të rëndësishme. Është deklaratë interesante e kryeministrit që tregon se është në humor të mirë ose ndihet komod në karrigen e vet. Kam pritur nga ai të jetë më racional dhe i përgjegjshëm. Sa për ngushëllim, i ngushëlloj ata që punojnë për ndarje dhe asociacion me elemente ekzekutive.

 

Thaçi ftoi pozitën dhe opozitën të nxjerrin një rezolutë që hap perspektive për dialogun si dhe përforcon marrjen e përgjegjësive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *