Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti që u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Piskupat.

 

Policia njofton se turistja italiane që drejtonte motorrin është në gjendje të rëndë, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të është në gjendje stabël.

 

Sipas bluve, motorri i ka prerë rrugën makinës, teksa ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 19.09.2023, rreth  orës 15:50, në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

 

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *