Aleanca e Grave Parlamentare ka dënuar episodin e shënuar në Komisionin e Medias, ku deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Gazment Bardha, u konfrontuan me kolegen, Flutura Açka.

Duke e konsideruar dhunën si dëshpërim, Aleanca e Grave Parlamentare shpreh indinjatën mbi situatën e krijuar.“Ne gratë deputete, shprehim indinjatë të thellë për atë që ndodhi dje si dhe për gjithë klimën e linçimit dhe përbaltjes së grave dhe kërkojmë vënien para përgjegjësive të autorëve të kësaj dhune. Ne besojmë te politika e arsyes, e mendjes dhe e argumenteve të qarta dhe refuzojmë errësirën e së paarsyeshmes, dhunën që vjen si pasojë e mungesës së argumentev”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu, kërkohen që të tilla akte të mos përsëriten më./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *