E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasja e dy grupeve në mes të Shkodrës, burg për 4 të rinjtë

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për katër personat e arrestuar për perplasjen me armë zjarri mbrëmjen e 5 shkurtit në pedonalen e Shkodrës.

 

Gjatë dëshmisë së dhënë në seancën gjyqësore, një nga të arrestuarit, Ension Buraku deklaroi se mbante armë më vete si pasojë e një konflikti në Gjermani. Nga ana tjetër, avokati i tij pohoi se fillimisht me armë zjarri qëlloi Mirsad Meta, dhe më pas ata i janë kundërpergjigjur për vetëmbrojtje.

 

Reklamë

Në pranga për këtë ngjarje përfunduan Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini.

 

Si pasojë shkëmbimit të zjarrit, e plagosur mbeti një kalimtare 35-vjeçare, Liljana Jeremia.

 

Motivi i përplasjes është një konflikt i hershëm mes të rinjve. Të arrestuarit kanë dëshmuar përpara oficerit të policisë gjyqësore se konflikti ka nisur në Gjermani dhe është shtrirë më pas në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë