Subscribe

Mbrëmjen e se martës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar per me shume se 5 ore kryesine e forumit rinor, duke nisur kështu procesin e analizës se zgjedhjeve te 25 qershorit. Hartimi i listës se kandidateve per deputet krijoi nje çarje mes Bashes dhe te rinjve demokrate, pasi Basha jo vetem nuk mbajti premtimin per te përfshire ne nivelin 35%  forumin, por ai la jashte liste edhe kreun e FRPD Belind Kellici; dhe ky takim synonte tejkalimin e këtij ngeci.

 

“E rëndësishme eshte qe jemi dakortesuar qe ka pasur nje gabim, ka patur nje gabim ne gjykimin e tij.  Ai e ka pranuar dhe vete qe eshte bere nje gabim persa i perket përfaqësimit te forumit, per faktin qe sot nuk kemi asnje përfaqësues nga forumi ne parlament dhe e rëndësishme eshte qe te shohim perpara dhe keto gabime te mos përsëriten.”

 

Ne fund te kesaj mbledhje është rene dakord qe statuti i PD te ndryshoje ne mënyre qe te parashikoje kuota per përfaqësimin e forumit ne te gjitha nivelet.

 

“Kemi rene dakord qe do te hartojmë nje platformë bashkëpunimi per te sanksionuar disa ndryshime ne statutin e Partisë Demokratike. Ndryshime te cilat do te garantojne përfaqësimin e forumit jo vetem ne grupin parlamentar, por ne radhe te pare ne organet vendimmarrëse te Partise Demokratike, dhe pse jo ne Këshillin Bashkiak dhe te kemi edhe ne kandidate per kryetare bashkie ne zgjedhjet lokale duke nisur nga viti 2019.”

 

Por pas ketyre premtimeve te Bashes a quhet i tejkaluar ngerci mes tij dhe FRPD.

 

‘Absolutisht jo. Por eshte vene nje tulle e pare besimi ne kete marrëdhënie dhe eshte bere nje hap i pare shume i rendesishem.”

 

Sipas kryetarit te Forumit Rinor Demokrat është emergjente qe Partia Demokratike te ringrihet.

 

Kemi rene dakord per nevojen emergjente per ringritjen e PD, per forcimin e strukturave dhe per nisjen e nje aksioni opozitar ne te gjithe Shqipërinë kunder kesaj qeverie dhe kunder nje armiku te vetem qe ne kemi qe e ka emrin Edi Rama.”

 

Pavarësisht kritikave ndaj Bashes, forumi rinor i Partisë Demokratike nuk iu bashkua lëvizjes se drejtuar nga Astrit Patozi, dhe vete Kellici gjykon se debate duhet zhvilluar vetem brenda forumeve te partise, pasi cdo gje tjeter nuk i shërben forcimit te PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *