E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përplasja e bandave në Shkodër dhe historia e tritolit ndaj polices

Një përplasje me armë u regjistrua mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40 në lagjen “Vasil Shanto”, në pedonalen e qytetit ku si pasojë mbeti e plagosur në këmbë një 35-vjeçare, e cila ndodhej në një kafe aty pranë së bashku me të afërmit e saj.

Në shkëmbimin e zjarrit u përfshinë katër persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Në pranga përfunduan Rihad Xheladini NGA Maqedonia e Veriut, Argjend Rexha dhe Emirion Buraku ndërsa është shpallur në kërkim Mirsad Meta.

Ndërkohë është sekuestruar nga uniformat blu një automjet në pronësi të Metës, ndërsa po punohet për kapjen e këtij të fundit.

Reklamë

Shkak i shkëmbimit të zjarrit u bë një konflikt i hershëm mes Mirsad Metës dhe tre personave të tjerë.

Ka dyshime te forta se Mirsad Meta mund te kete vendosur sasine e tritolit ne muajin janar ne banesen e Emirion Burakut ne Durres, tritol qe demtoi nje makine tip AUDI brenda ne shtepine private. Ne ate rast u mendua se motra e Burakut qe eshte police ne Durres Ornela Buraku, ishte objektiv i sulmit mirepo, duket se efektivja e policise nuk ka lidhje aspak ne kete histori.

 

 

Më shumë video

Reklamë