Sulmet ruse në Ukrainë kanë shkaktuar një debat të ashpër edhe në Asamblenë e Kombeve të Bashkuar midis përfaqësuesit ukrainas dhe atij rus. Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për terrorizëm të hapur dhe shtet gjakatar.

 

SERGIY KYSLYTSYA

AMBASADORI I UKRAINËS NË OKB

Fatkeqësisht, vështirë se mund të bëni thirrje për një paqe të qëndrueshme dhe të arsyeshme. Rusia ka dëshmuar edhe një herë se ky është një shtet terrorist që duhet të frenohet në mënyrat më të forta të mundshme. Një gjurmë gjaku lihet pas nga delegacioni rus, kur ai hyn në Asamblenë e Përgjithshme dhe salla është e mbushur me erën e mishit të djegur të njeriut.

 

Ky fjalim nga përfaqësuesi i Ukrainës nuk është pritur mirë nga ai rus i cili ka reaguar me shenja gjatë kësaj retorike.

 

Më pas në fjalën e tij ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se sulmet e së hënës ishin në përgjigje të bombardimit të urës që lidh Krimenë me Rusinë.

 

VASSILY NEBENZIA

AMBASADORI I RUSISË NË OKB

Ne paralajmëruam se kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kur bëni këto akte sabotimi, kur vrisni ata që janë të pafavorshëm për ju, regjimi i Kievit është në të njëjtin nivel me organizatat terroriste më të egra.

 

Sa i përket mbledhjes së Asambles për të dënuar aneksimin e territoreve ukrainase nga ana e Rusisë, Nebenzia tha se ajo ishte zgjedhje e popullit rus në Ukrainë.

 

VASSILY NEBENZIA

AMBASADORI I RUSISË NË OKB

Në lindje dhe jug të Ukrainës, civilë paqësorë po vdesin dhe njerëzit në Kherson dhe Zaporizhzhia e dinë shumë mirë këtë. Dhe kjo është arsyeja pse ata vendosën të zgjedhin të ardhmen me Rusinë. Unë ju bëj thirrje që të respektoni zgjedhjen e tyre.

 

Asambleja e OKB u mblodh për të hedhur në votim aneksimet e Rusisë, pasi kjo e fundit vuri veton ndaj rezolutës Shqiptaro-amerikane e cila dënonte akesimet e paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *