E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Kosova

Përplasja e 2 parashutistëve rezulton fatale për 27-vjeçarin në Kosovë, vdes në spital

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në Kosovë.

Përplasja e 2 parashutistëve, gjatë uljes ka rezultuar fatale për një 27-vjeçar, me inicialet F.G., i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:45, në fshatin Korish të komunës së Prizrenit.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur një vajzë me inicialet F.G., 25-vjeçe.

Ngjarja është nën hetim nga autoritetet vendore./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh

Reklamë