Policia e Sarandës ka vënë në pranga pas rreth 24 orësh orë pas ngjarjes, drejtuesin e mjetit që përplasi një të mitur ditën e djeshme në Sarandë.

 

 

E Mitura u transportua ditën e djeshme nga Saranda në drejtim të Tiranës dhe po merr mjekim në Spitalin e  Traumës.

 

 

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *