E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasi për vdekje këmbësorin, vihet në pranga adoleshenti në Durrës

Ilustrim · Vizion Plus

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident me vdekje në lagjen nr. 17, në Durrës. I riu përplasi një këmbësor, 50-vjeçar, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz”. 50 vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

 

I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh