E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Përplasi për vdekje dy të rinjtë, shoferi ishte i dehur

Policia e Vlorës arrestoi shoferin që u pëfshi në aksident të dielën në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, humbën jetën dy të rinj, Ermir Tare, 18 vjeç dhe Florjan Duraj, 20 vjeç.

40-vjeçari me iniciale A. K., 40 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, përplasi një tjetër automjet me shofer Qirja Dorin, 21 vjeç. Ky i fundit, i plagosur rëndë.

Dy pasagjerët e tjerë, Kledi Dori, 20 vjeç dhe Rei Leskaj, 22 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.

Më shumë video

Reklamë