E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Një 40-vjeçar, i dënuar me mbi 7 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë shtetasi Klajdi Ruçi. Ai u lokalizua dhe arrestua në Shkozë, sipas njoftimit të policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 40-vjeçarin me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë