Subscribe

E diela shënoi 8 aksidente me 1 viktimë dhe  11 të plagosur , ku më i rëndi  është ai që ndodhi në Gjirin e Lalzit që i mori jetën një 8-vjeçareje.

Vajza nga Sllovakia po kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin kur ndodhi përplasja fatale. Shoferi 18-vjeçari Genci Gjura që sapo kishte marrë patentën është vënë në pranga dhe akuzohet për ‘Shkelje të  rregullave të qarkullimit rrugor”.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa nga Devolli në Pogradec u shënuan 6 aksidente.  Më i rëndë ishte ai i fshatit Progër me 5 të plagosur, ku një automjet i drejtuar nga një 18-vjeçar nga  shpejtësia e madhe në një kthesë të fortë doli nga rruga, duke përfunduar poshtë  një ure.

Në orët e vona të darkës  ndodhi një tjetër aksident me dy të plagosur në fshatin Belorta. Sipas policisë, shkak për ngjarjen u bë  kalimi i njërit prej mjeteve nga një rrugë dytësore në aksin nacional.

Ndërkohë që  gjatë paradites u shënuan edhe  dy aksidente  të tjerë me dy të plagosur.

Ekspertët e qarkullimit rrugor thanë se në të gjitha rastet shkak është bërë mosrespektimi i rregullave dhe  mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit.

Aksi Kapshticë-Pogradec është një nga më problematikët në juglindje të vendit, për dendësinë e mjeteve që e përdorin atë e mbi të gjitha për kryqëzimet e rrezikshme dhe degëzimet e shumta.

Gjatë mesnatës ndërkohë një tjetër aksident u shënua edhe në Tiranë te kryqëzimi i urës së drejtorisë së policisë. Përplasje e fortë mes dy mjeteve, i bëri që të  përfundojnë në dy drejtime një në Lanë. Nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *