E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasi për vdekje 55-vjeçarin, hoqi targat dhe braktisi mjetin, asnjë gjurmë nga i riu në Pogradec! Policia dhe familjarët në kërkim të tij

Ky është 29-vjeçari Dejvi Janaqi, i cili është autori i aksidentit të mbrëmshëm në Pogradec pranë fshatit Mëmëlisht ku mbeti i vdekur një 55-vjeçar i identifikuar si Ilir Mimimi.

29-vjeçari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ka fshehur makinën tek ish-stacioni i Trenit, ka hequr targat e saj e më pas është larguar në drejtim të paditur.

Reklamë

Edhe pse policia e ka shpallur në kërkim prej natës së mbrëmshme deri më tani nuk ka arritur të bjerë në gjurmët e 29-vjeçarit, ndërkohë burime bëjnë me dije se familja e tij shprehet e tronditur dhe po e kërkojnë dhe veët 29-vjeçarin.

Ata kanë bërë kërkime përgjatë bregut të liqenit, pasi duke njohur karakterin e tij kanë frikë se mund të ketë dëmtuar veten apo të jetë vetëmbytur.

Deri në këto momente nuk ka asnjë kontakt të tij me familjarët të cilët janë përpjekur të lidhen nëpërmjet telefonit, por pa sukses./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë