Vendi
Përplasi një 32-vjeçar që lëvizte me biçikletë, arrestohet autori në Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pas aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Aqif Pasha”.
Automjeti që drejtonte E. P. ka përplasur shtetasin D. K., 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




