Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka lënë burg Arlind Lagjin ish drejtorin e doganës së Fierit i cili ditën në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën transballkanike në Vlorë duke lënë të plagosur dy persona .

 

Lagji ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Tuareg” në momentin që ka përplasur  një këmbësore 66 vjeç, të cilën e la  të plagosur në rrugë dhe u arratis.

 

Në të njëjtin aks, disa metra më tej ai u përplas me një tjetër makinë, ku mbeti i lënduar 63-vjeçari që drejtonte automjetin tjëtër, ndërkohë që përplasja e makinave i pamundësoi arratisjen dhe ai u kap menjëherë nga policia.

 

Këtë të mërkurë ai doli para trupës gjykuese, ku prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg dhe  gjyqtarja e kësaj cështjeje Dorina Stroka e pranoi kërkesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *