Subscribe

Burg pa afat ka caktuar këtë të shtunë gjykata e Lezhës për Mhill Gegën, i cili më 17 shkurt përplasi për vdekje me makinën e tij me dashje bashkëfshatarin Mark Gjeta. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bungaj të Mirditës.

Ndryshe nga çfarë tha në polici, Gega përpara togave të zeza e ka ndryshuar versionin e ngjarjes duke thënë se nuk kishte si qëllim ta përplaste viktimën, por nuk ka mundur dot të frenojë dhe mjeti ka rrëshqitur në akull.

Ai tha se Gjeta ka dalë përpara makinës dhe për pasojë e ka përplasur. Sipas tij edhe pse kishin konflikte mes tyre, ngjarja ishte aksidentale.

Por nga ana tjetër, në momentin e arrestimit, Gega tha se bashkëfshatari e kishte sharë dhe ofenduar dhe madje dhunuar fizikisht. Si pasojë nga gjaknxehtësia ai e kishte goditur me makinë.
Mark Gjeta se bashku me djalin e tij e kishin dhunuar fizikisht Mhill Gegën pak kohë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *