Ka përfunduar në prangat e policisë 30-vjeçari që aksidentoi një 61-vjeçar në Tiranë, ndërsa më pas u përplas me një taksi.

 

I riu me iniciale D.Sh. është konstatuar duke ecur me shpejtësi në zonat e banuara dhe është sinjalizuar nga policia për të ndaluar.

 

Ai jo vetëm që nuk i është bindur, por është larguar me shpejtësi, duke shkaktuar dy aksidente të njëpasnjëshme.

 

30-vjeçari u kap në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, në tentativë për t’iu ikur uniformave blu. Pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.

 

Tashmë, mbi të, rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *