Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në afërsi të Urës së Goricës në Berat.

 

Një 32-vjeçar, i cili punon si shpërndarës picash, ka rrëshkitur me motor dhe është përplasur me një makinë.

 

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit, Erjon Gjeçi, 32-vjeç, ka marrë plagë të rënda në trup.

 

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali, ku kishte kryer një operacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *