E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplaset nga makina, plagoset 65 vjeçari në Korçë

Aksident automobilistik me pasojë plagosjen e rëndë të një 65 vjeçari ka ndodhur mesditën së martës në Korçë. Ngjarja ndodhi reth orës 14.00 pranë vendit të quajtur ‘Pallati i Kinezëve’ ku një automjet përplasi 65 vjeçarin duke i shkaktuar lëndime të shumta trupore.

 

Policia që po heton shkaqet e aksidentit, duke ju referuar edhe dëshmive tha se 65 vjeçari me banim në Korçë ishte duke kaluar si këmbësor nga trotuari në anën tjetër të rrugës kur u përplas me një autoveturë.

 

Reklamë

Mjeti që vinte nga rruga e shërbimit zjarrfikës, pas goditjes së këmbësorit të moshuar u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Policia tha se ka identifikuar si një person në moshë të re drejtuesin dhe është vënë në kërkim për ta arrestuar.

 

Ndërkaq,  shërbimi i urgjencës të spitalit Korçë bëri të mundur dërgimin e shpejtë të 65 vjeçarit për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet çfarë rreziku ka për jetën i moshuari korçar, i dërguar në spital në gjendje të rënduar, ndërsa nuk u bë i ditur as identiteti i tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë