Video · Kronikë
Përplaset nga makina, humb 63 vjeçari në Fier
Seria e aksidenteve që përgjakën rrugët e vendit të martën, fatkeqësisht vijoi edhe gjatë orëve të mbrëmjes, këtë rradhë në Fier.
Një 63 vjeçar i cili po udhëtonte me biciklete humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Aksidenti ndodhi në aksin Lushje – Fier në afërsi të fshatit Vajkan, rreth orës 21:35.
Përplasja ishte fatale për 63 vjecarin shpëtim Isufi i cili ndërroi jetë menjëherë.
Reklamë
Ndërsa shoferi që e goditi nuk ndaloi, duke përfituar edhe nga errësira ai u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia tha se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte makina, por edhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
Më shumë video
Reklamë




