E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 15 minuta më parë
Vendi

Përplaset autobusi në aksin Fier-Levan

Një autobus me 60 studentë është përplasur me nje furgon dhe me pas është përmbysur në aksin Fier-Vlorë, duke lene të vdekur nje person dhe te plagosur rëndë 3 studentë. Plage me te lehta kane marre edhe 9 te rinj te tjerë. Mësohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit furgon. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa drejtuesi i furgonit ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, studentët e plagosur janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku kane marre mjekimin e pare. Sipas policisë, studentët ishin nisur per ne qytetin bregdetar te Vlorës. Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë