E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasen trenat në Spanjë, të paktën 155 pasagjerë të plagosur

Ilustrim · Vizion Plus

Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën në rajonin e Katalonjës në veri-lindje të Spanjës. aksidenti hekurudhor ndodhi në nje stacion  rreth 12 km larg nga qendra e qytetit, rreth orës 07:50 te mengjesit.

 

Mediat lokale raportuan se një nga trenat ishte  në lëvizje, ndërsa tjetri ndodhej i parkuar në platformë.

 

Është ende e paqartë se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që nuk ka patur sqarime as nga autoritetet vendore.

 

deri më tani është bërë e ditur se pjeaa më e madhe e të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që vetëm 5 janë në gjendje të rëndë.

 

Pas aksidentit Trafiku i trenave u ndërpre për pak kohë në disa linja.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh