Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 11 janë plagosur pasi dy trena, një pasagjerësh dhe tjetri mallrash u përplasën në Kroacinë qendrore. Aksidenti në afërsi të qytetit Novska, i cili ndodhet pranë kufirit me Bosnjë-Hercegovinën.

 

Ky ishte një aksident i rëndë, të dëmtuarit janë shtruar në spital, pasi disa prej tyre kanë lëndime të rënda, por nuk janë në rrezik për jetën, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, i cili shkoi në vendin e ngjarjes.

 

Shkak dyshohet se ishte një defekt në trenin e mallrave, çka solli bllokimin e shinave. Treni i pasagjerëve me shpejtësi prej 100 km/h u përplas fuqishëm me të duke shkaktuar edhe viktima. Hetimi do të përcaktojë qartë shkakun pasi sipas autoriteteve treni i pasagjerëve ishte lajmëruar të ulte shpejtësinë për shkak të avarisë së atij të mallrave, por kjo gjë nuk është marrë parasysh nga makinisti.

 

Ndërsa një tjetër aksident, i cili përfshiu 4 autobusë në Stamboll la të plagosur 99 persona. Mediat turke raportojnë se fillimisht dy autobusë u përplasën kokë më kokë ndërsa dy të tjerë me ta. Në Turqi regjistrohen shpesh aksidente te renda rrugore, ku vetëm 2 javë më parë në Gaziantep humbën jetën 32 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *