Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Cerrik-Gramsh.

 

Policia njofton se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është dëmtuar një grua.

 

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Cerrik-Gramsh, janë përplasur 3 automjete, dhe konkretisht një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Xh., një automjet tip “ Benz” me drejtuese shtetasen K. M., dhe automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. A.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. M., pasagjere në automjetin tip “Benz “ e cila ndodhet për mjekim në spitalin e Cerrikut, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *