Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë të enjte në “Tunelin e Llogarasë”.
Tre automjete, tip “Audi”, tip “Volvo dhe tip “Mitsubishi” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
“Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv





