E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasën me makinë burrin e motrës pas një konflikti, shapllen në kërkim dy vëllezërit në Vlorë

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim  dy vëllezër pasi kanë aksidentuar me dashje bashkëshortin e motrës së tyre. Policia njofton se ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Reklamë

Sipas njoftimit nga policia shkak i kësaj ngjarjeje është bërë një konflikt familjar.

 

Reklamë

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor”, thuhet në njoftim.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë