Pesë persona janë plagosur këtë të enjte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Tepelenë.

 

Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, ku mjeti me targë policie me drejtues shtetasin A.D, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.Z, 51 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V.Z, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V.Z, 44 vjeçe dhe B.B, 60 vjeçe.

 

Ndërkohë bëhet me dije se shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *