E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përplasen makinat në Rrugën e Arbrit, dy të vdekur nga aksidenti tragjik, plagoset edhe një shofer

Një aksident tragjik që i mori jetën dy të rinjve ndodhi paraditen e sotme në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Zall Marec.

Dy automjete u përplasen kokë më kokë dhe si pasojë njëri prej tyre përfundoi totalisht i shkatërruar jashtë rrugës

Reklamë

Fatkeqësisht të dy personat që gjendeshin në mjet humbën jetën. Viktimat u identifikuan si Marsel Tefa dhe Egila Celami, 35 dhe 29 vjeç.

Policisë dhe forcave zjarrfikëse iu deshën disa orë të nxirrnin trupat e tyre nga automjeti i shkatërruar.

Reklamë

Ndërkohë drejtuesi i makinës tjetër është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet e para rezulton se shkak i përplasjes ka qenë humbja e kontrollit nga shpejtësia e lartë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë